Drejtoria për Protokol dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

1. Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare është përgjegjëse për:
a. Zbatimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore dhe rregullave të protokollit dhe ceremonialit si dhe rregullores për krijimin e grupeve ndërparlamentare të miqësisë;
b. Mbështetjen teknike dhe profesionale të Kryetarit dhe Kuvendit të Kosovës, për krijimin dhe forcimin e lidhjeve të tij me parlamente të vendeve të tjera, me organizmat ndërparlamentarë dhe ata ndërkombëtarë dhe përgatitjet për hartimin e planit vjetor të aktiviteteve ndërkombëtare;
c. Mbështetjen në realizimin e veprimtarive parlamentare që organizohen në Republikën e Kosovës, me nismën ose në kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kryesisë apo komisioneve parlamentare;
d. Përgatitjet teknike dhe organizimin e vizitave zyrtare jashtë vendit të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kryesisë dhe Komisioneve Parlamentare, shefave të grupeve parlamentare, deputetëve, grupeve të miqësisë dhe stafit të Kuvendit, për programe të vizitave, bileta kalime VIP, vendosje, viza, rezervim të transportit dhe hotelit;
e. Përgatitjet teknike dhe organizimin e pritjes dhe përcjelljes së delegacioneve të huaja, të kryetarëve të parlamenteve, delegacioneve parlamentare ndërshtetërore dhe mysafirëve të ftuar, me rastin e vizitave në Republikën e Kosovës;
f. Organizim të Seancave solemne, mbështetje në seanca të rregullta, takime, mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare, përgatitje të sallave, vendosjen e flamujve;
g. Mbajtjen e evidencës, ruajtjen, sistemimin e dokumentacionit dhe sigurimin e informacionit të nevojshëm për veprimtaritë ndërkombëtare të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
h. Kujdeset për shkëmbimin e informacioneve, të dhuratave, të telegrameve etj, që realizon Kryetari ose Kuvendi i Kosovës brenda fushëveprimit të kësaj drejtorie ;
i. Bashkëpunim me Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, deputetët, Sekretarin dhe shërbimet tjera të Kuvendit, për zbatimin e aktiviteteve ndërkombëtare, dhe sigurimin e shërbimit të protokollit dhe atë konsullor;
j. Bashkëpunon me Protokollin e Shtetit, Zyrën për Çështje Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe të Aeroportit lidhur me organizimet;
k. Realizimin e detyrave tjera në lidhje me fushëveprimin e Drejtorisë, të cilat rrjedhin gjatë procesit të punës dhe aktiviteteve për marrëdhënie ndërkombëtare dhe protokoll.


2. Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare përbëhet nga:
a. Njësia për Protokoll;
b. Njësia për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Tel: 038 211 786, 038 200 10 012

Email: shaban.selimi@assembly-kosova.org