Kuvendi i Republikës së Kosovës

Minatorët dekorojnë kryeparlamentarin Daci

18.03.2015
Një delegacion i minatorëve Miniera me Flotacion të Stan Tërgut, në përbërje: Hasan Potoku, kryetar i sindikatës së Stan Tërgut dhe Halit Ibishi e Hazir Haziri, anëtarë, i shoqëruar nga deputeti Ibush Jonuzi, është takuar sot me kryetartin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci dhe ka biseduar me tË për problemet me të cilat ballafaqohen minatorët.
Me këtë rast minatorët e Stan Tërgut i kanë dorëzuar kryeparlamentarit Daci mirënjohjen për angazhimin e tij për çështjen e minatorëve, të ndarë me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të Grevës së madhe të minatorëve.
Duke u dëshiruar mirëseardhje dhe shprehur konsideratë për punën e madhe të minatorëve për çështjen e Kosovës, profesor Daci ka shprehur dyshim se e ka merituar këtë mirënjohje dhe ka shtuar se nuk është bërë sa është dashur për minatorët.
Duke bashëkndjerë sakrificat e mëdha të minartorëve dhe pozitën e rëndë materiale të familjeve të tyre, Daci është shprehur se në këtë fazë të tranzicionit, transformimi dhe rikonstruimi i ekonomisë lë pasoja të rënda, të cilat duhet të përballohen. Ai është shprehur se nuk duhet të kemi iluzuone se Trepça mund të riaktivizohet me ndyrhyrje buxhetore. Daci është shprehur se zgjidhja duhet kërkuar nëpërmjet privatizimit dhe pjesë-pjesë, sipas kërkresave të tregut.
Duke folur për papunësinë e madhe në Kosovë dhe problemin shumë të madh të kthimit në punë të punëtorëve të dëbuar nga regjimi serb, Daci është shprehur se duhet të akceptohet realiteti i ri historik dhe fakti që, megjithë dëshirën e mirë, jo të gjithë punëtorët e dëbuar mund të kthehen në punë.
Në takim është folur edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për punën e institucioneve të Kosovës, për privatizimin dhe për çështje të tjera që i preokupojnë qytetarët e vendit.