Kuvendi i Republikës së Kosovës

Daci priti dy përfaqësues të Bundestagut gjerman

18.03.2015
Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman, zoti Winfried Nachtwei dhe zonja Silke Stokar, janë interesuar të dinë pikëpamjet e kryepralamentarit, Nexhat Daci, lidhur me përmbushjan e standardeve, për gjendjen e sigurisë dhe për marrëdhëniet etnike në Kosovë.
Profesor Daci është shprehur se institucionet e Kosovës kanë vullnet të mirë që t™i përmbushin standardet, por kanë kapacitet të pamjaftueshm të veprimit për mungesë të theksuar kompetencash. Ndër standardet e para që duhet të plotësohen, Daci ka përmendur miratimin e legjislacionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, që bashkë me sigurinë më të mirë, do të reflektohen pozitivisht edhe në kthimin e të zhvendosurve. Sa i përket unitetit të forcave politike në Kuvendin e Kosovës, Daci është shprehur se 13 nga 14 forcat politike në Kosovë janë shumë unike për çështjet me interes për qytetarët e vendit, kurse deputetët e koalicionit Kthimi , ka thënë Daci, janë deklaruar hapur se i mbrojnë interesat e Beogradit në Kosovë.
Në pyetjen e parlamentarëve gjermanë se si duken vlerat evropiane në sytë e deputetëve të Kosovës, Daci është përgjigjur se kosovarët deshirojnë të jenë Evropë por herë-herë i step veprimi i vonuar i Evropës dhe mbështetja e qarqeve të caktuara të regjimit të Beogratit për ta rikthyer Kosovën nën sovranitetin serb. Parlamentarët gjerman, Nachtwei dhe Stokar, janë shprehur në favor të zhvillimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet të dy vendeve, sidomos ndërmjet parlamenteve të tyre dhe e kanë garantuar kryeparlamentarin Daci se e ardhmja e Kosovës do të jetë paqësore dhe evropiane. Ata janë shprehur se ky vit do të jetë i vështirë për shkak të kërkesave ndërkombëtare lidhur me standardet dhe për zgjedhjet parlamentare të këtij viti, por janë shprehur optimistë se Kosova do t™i kalojë me sukses këto sfida.