Nga takimi i Forumit për Transparencë Parlamentare

15.09.2019

Forumi për Transparencë Parlamentare, i drejtuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, zhvilloi sot takimin e tij të rregullt, në të cilin pikë qendrore e diskutimit ishte raportimi mbi debatet e kaluara nga aktiviteti "Ditët e Kuvendit 2018", si dhe caktimi i qyteteve për debatet e ardhshme. Në debatet e mbajtura në katër qytete të ndryshme, është bërë vlerësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve me gjithsej 500 pjesëmarrës, me mbulim të plotë mediatik dhe informim. Po ashtu, në këtë takim u caktuan katër qytete, në të cilat do të mbahet debatet gjatë muajit qershor dhe korrik: në Pejë më 22 qershor 2018, në Mitrovicë 29 qershor 2018, në Ferizaj 6 korrik 2018 dhe Prishtinë me 13 korrik 2018.