Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë mbajti mbledhjen e radhës

20.11.2020

Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, mbajti mbledhjen e radhës, nën kryesimin e kryetarit Arben Gashi, në të cilën, temë qendrore e diskutimit ishte Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024.

Komisioni diskutoi gjerësisht lidhur me aspekte përmbajtësore të këtij dokumenti, ndërsa theksoi nevojën e një angazhimi dhe bashkëpunimi të gjithanshëm, në mënyrë që të arrihet objektivat e synuara.

Nga anëtarë të komisionit pati vlerësime se gjatë fazës së pandemisë ka pasur ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Pas diskutimeve, programi u përkrah njëzëri nga anëtarët e komisionit, për tu proceduar kështu për shqyrtim në njërën nga seancat plenare të radhës.

Mbledhja u përmbyll me kërkesën e kryetarit Gashi që brenda Kuvendit të krijohet një njësi e veçantë, e cila do të merrej specifikisht me çështjen e MSA-në.