Kuvendi i Republikës së Kosovës ka konstituuar sot Grupin e Miqësisë me Turqinë, për këtë legjislaturë.
Gjatë këtij takimi, deputetja Teuta Haxhiu, njëherësh kryetare e Grupit të Miqësisë me Turqinë në Kuvendin e Kosovës, konfirmoi rëndësinë e zhvillimit të diplomacisë parlamentare nëpërmjet grupeve parlamentare të miqësisë dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.