Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

16.04.2024

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Ardian Gola, u shqyrtua dhe u përkrah në parim Projektligji pёr Provimin e Maturës Shtetërore, pas prezantimit të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. 

Ndërkaq, në vijim u diskutua lidhur me dinamikën e punës për Projektligjin për Rini dhe Projektligjin për Sport, duke vendosur tutje për mbajtjen e një dëgjimi publik lidhur me këtë projektligj.