Kuvendi i Republikës së Kosovës

Shpalljet e arkivuara

29 Qershor 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

 

KONKURS

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

 

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

 

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

 

I.     Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:

 

1.     Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;

2.     Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;

3.     Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;

4.     Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;

5.     Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;

6.     Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

 

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

 

III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

 

·     Autobiografia  (Curriculum vitae);

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përvojën e punës;

·     Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

 

PROCEDURA E KONKURIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  13.07.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

 

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

 

 

 

 

 

26 Maj 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit - Boshnjakisht

Dokumenti i Aplikimit

Skupština Republike Kosova objavljuje

 

K O N K U R S

 

 Za izbor Narodnog advokata 

 

Narodni advokat je nezavisna institucija, koja se rukovodi od  principa nepristranosti, konfidencijalnosti i profesionalizma.

Narodni advokat je nadležan da istražuje  primljene žalbe od svakog fizičkog ili pravnog lica, u vezi sa navodima o kršenju ljudskih prava, predviđenih Ustavom, zakonima i drugim aktima, kao i međunarodnim konvencijama i standardima o ljudskim pravima, a posebno Evropskom konvencijom za ljudska prava, uključujući činjenja ili nečinjenja koja predstavljaju zloupotrebe autoriteta.

 

Skupština  će  posebno imati u vidu ispunjavanje zahtjeva  etničke i raznolikosti polova.

 

Mandat Narodnog advokata

Narodni advokat bira se u mandatu od  5 (pet)  godina, bez prava na ponovni izbor.

 

Kandidat za Narodnog advokata treba da ispunjava ove uslove:

  • da je državljanin Republike Kosova,
  • da ima visoko univerzitetsko  obrazovanje,
  • da ima visoki karakter, poštenje i moral,
  • da ima iskustvo i istaknuta saznanja u oblasti ljudskih prava,
  • da ne obavlja funkciju u političkoj stranci, da nije poslanik u sazivu  Skupštine  Republike Kosova, koja isti bira, ili član u Vladinom kabinetu;
  • da nije kažnjen pravosnažnim rešenjem za krivično delo kažnjivo po zakonodavstvu Republike Kosova.

 

Uz aplikaciju treba priložiti sljedeća prateća dokumenta:

  • Dokaz  o školskoj i stručnoj spremi;
  • Motivaciono pismo;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografija);
  • Dokaz da je državljanin Republike Kosova;
  • Dokaz o radnom iskustvu;
  • Dokaz da nije kažnjen za krivično delo.

 

PROCEDURA  KONKURISANJA

Rok za konkurisanje je od : 26. 05. 2020. do 14.06.2020. u 16:00 časova.

 

Aplikacije  se dostavljaju lično ili putem pošte, na adresu:

Zgrada Skupštine Republike Kosova, Priština (Ul. „Majka Tereza“ bb., Direkcija osoblja, Kancelarija N-217).

E-mailom: [email protected]

 

Aplikacije se mogu uzeti u ova mesta:

Štampana forma: u recepciji Zgrade Skupštine Republike Kosova, Priština, ul.“Majka Tereza“ bb.  U Prištinu u  sjedištu Institucije Narodnog advokata, ul. “Migjeni” br.21 i ostalim kancelarijama,  ili u

Elektronskome obliku: internet–stranica Skupštine Republike Kosova - www.assembly-kosova.org

Institucija Narodnog advokata  www.ombudspersonkosovo.org

Ostale dopunske informacije mogu se dobiti svakog radnog dana  u 16:00 časova, na brojeve telefona: 038/ 211-648, 038/211-182  dhe +383 (0) 44 567-041.

 

Aplikaciju treba dostaviti uz tražena dokumenta.

Korišćenje pogrešne, ili aplikacije koja nije kompletirana sa traženim podacima, kao i podaci dostavljeni sa zakašnjenjem, smatraju se  nevažećim.

26 Maj 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit - Turqisht

Dokumenti i Aplikimit

Kosova Cumhuriyeti Meclisi

 

Halk Avukatının seçilmesine dair

 

D U Y U R U

 

Yayınlıyor

Halk Avukatı, tarafsız, gizlilik ve profesyonalizm ilkeleri tarafından yönetilen bağımsız kurumdur.

 

Halk Avukatı, Anayasa, yasalar diğer akitler, insan haklarına ait uluslararası sözleşmeler ile standartlar ve özellikle insan haklarına ait Avrupa Sözleşmesi ile otoritenin kötüye kullanılmasını teşkil eden yapılan ya da yapılmayan eylemlerle öngörülen insan haklarının çiğnenmesi iddialarıyla ilgili her özel veya tüzel kişi tarafından kabul edilen itirazları araştırmaya yetkilidir.

 

Meclis, özel yöntem sayesiyle, etnik ve cinsiyet çeşitlilik ilkesinin yerine getirilmesi gerektiğini gözönünde bulunduracak.

 

Halk Avukatının görevlilik süresi

Halk Avukatı, yeniden seçilme hakkı olmaksızın beş (5) yıllık görevlilik süresiyle seçilir.

 

Halk Avukatı için aday şu koşulları yerine getirmelidir:

    • Kosova Cumhuriyeti vatandaşı olmalı,
    • Üniversite eğitimine sahip olmalı,
    • yüksek karakter, saygı ve ahlaki özelliklerine sahip olmalı,
    • insan hakları alanında seçkin deneyim ve bilgiye sahip olmalı,
    • herhangi bir politik parti üyesi, Kosova Cumhuriyeti Meclisinin yasamasında milletvekili ya da Hükümet kabinesi üyesi olmamalı;
    • Kosova Cumhuriyeti yasamasıyla cezalandırılabilir suç işi için nihai kararla cezalandırılmış omamalı.

 

 

Formla birlikte şu ek evraklar teslim edilmelidir:

  • Okul ile uzmansal hazırlığa dair delil;
  • Motivasyon mektubu;
  • Curriculum Vitae (CV - özgeçmiş);
  • Kosova Cumhuriyeti vatandaşı olduğuna dair delil;
  • İş tecrübesine dair delil;
  • Suç işi için cezalandırılmadığına dair delil.

 

 

DUYURUYA KATILMA PROSEDÜRÜ

Formlar, en geç  26.05.2020 tarihinden 14.06.2020 tarihine dek , saat 16.00ya kadar teslim edilmelidir.

Formlar, şahsen ya da posta yoluyla şu adrese gönderilmelidir:

Kosova Cumhuriyeti Meclis Binası, Priştine (Sok. “Nena Tereza” numarasız, Personel Departmanı, Daire N-217).

e-mail yoluyla: [email protected]

 

Formları şu yerlerden temin edebilirsiniz:

Basılı şekli: Kosova Cumhuriyeti Binasının girişinde, sok.“Nena Tereza” numarasız, Priştine ya da

Halk Avukatı Kurumu merkezi, sok. “Migjeni” no 21, Priştine ve diğer ofislerde.

Elektronik şekli: Kosova Cumhuriyeti Meclisinin internet sayfası – www.assembly-kosova.org

Halk Avukatı Kurumu          - www.ombudspersonkosova.org

Diğer ek bilgileri her iş günü saat  16:00’ya kadar şu telefon numaralarından alabilirsiniz:  038/ 211-648, 038-211 182 ve +383 (0)44 567-041.

Form, istenilen evraklarla birlikte teslim edilmelidir.

Yanlış ve istenilen verilerle tamamlanmayan ve bununla birlikte gecikmeyle sunulan verilerle formun teslim edilmesi geçersiz sayılır.

 

 

 

 

1 Qershor 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 

K O N K U R S

Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

 

Sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Komisioni Shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Autoriteti dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.

 

Mandati i kryesuesit të Komisionit Shqyrtues:

Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues zgjidhet për mandat 3 (tre) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

 

Kandidati për kryesues të Komisionit Shqyrtues duhet të plotësojë kushtet si në vijim:

·     të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

·     të këtë së paku diplomë universiteti  4 (katër) vjeçar ose master;

·     të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi  6 (gjashtë ) muaj burgim;

·     të ketë integritet të lartë moral;

·     të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune profesionale.

 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

·     Letra motivuese;

·     Curriculum Vitae (CV - autobiografia);

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përvojën e punës;

·     Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  15.06.2020,  në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648, 038/211-182  i +383 (0) 44 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.