Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

13.10.2020

Në mbledhjen e sotme e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Fatmire Kollçaku, kryetare e komisionit, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Komisioni u dakordua që të ndryshojë dhe të lehtësojë procedurën e përzgjedhjes së Komisionierit. 

Me këtë rast, u theksua fakti se gjatë përzgjedhjes së Komisionerit me votim të fshehtë në Kuvend, nëse kandidati gjatë raundit të parë nuk i merr shumicën e votave, atëherë gjatë votimit në raundin e dytë, të zgjidhet kandidati i cili merr numrin më të madh të votave. 

Ky ndryshim i këtij amendamenti, u mbështetë në mënyrë unanime nga Komisioni dhe ndryshimi dhe plotësimi i këtij Ligji procedohet më tutje.