Kuvendi i Republikës së Kosovës

Për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore u ndërpritet marrëdhënia e punës katër nëpunësve të administratës së Kuvendit të Kosovës

18.03.2015
Komisioni disiplinor i Administratës së Kuvendit të Kosovës, në çështjen disiplinore ndaj nëpunësve civil të kësaj administrate, Isuf Demaj , Jusuf Nikçi , Alajdin Ibrahimi dhe Burim Latifi , pas përfundimit të shqyrtimit kryesor disiplinor, më datën 17.01.2007, vendosi që në pajtim me nenin 32.4 të Urdhëresës administrative 2003/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës , t™ua shqiptojë masën disiplinore NDËRPRERJE E MARËDHËNJES SË PUNËS, të sanksionuar me nenin 30.2 pika (f), për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore të parapara me nenin 30.1 pika (a),(b),(c),(e)dhe (i) të Urdhëresës administrative 2003/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës.