Kuvendi i Republikës së Kosovës

Objektivat per Zhvillim te Qendrueshem

 

 

Në vitin 2015, liderët botërorë miratuan Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, duke premtuar eliminimin e varfërisë së skajshme, uljen e pabarazisë dhe krijimin e një planeti më të gjelbër. Duke premtuar të mos lëmë askënd pas, Agjenda 2030 është agjenda jonë më e guximshme për njerëzimin.

Agjenda 203o përfshin 17 Synime Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-të). Ato janë të ndërlidhura, universale, gjithëpërfshirëse dhe të pandashme, dhe promovojnë të drejtat e njeriut dhe qëndrueshmërinë ekonomike, sociale dhe mjedisore: ne duhet t’i arrijmë të gjitha këto qëllimet për të ndërtuar të ardhmen që duam.

Në nivel global, 17 OZhQ-të ofrojnë udhëzime të qarta për 169 caqe që duhen miratuar në përputhje me prioritetet lokale dhe me sfidat mjedisore të botës në përgjithësi. Qeveritë do të zhvillojnë edhe treguesit e tyre kombëtarë për të ndihmuar në monitorimin e përparimit të arritur ndaj synimeve dhe caqeve.