Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës i drejtohen Asemblesë Parlamentare të NATO-s

18.03.2015
"Prej 28 majit deri më 2 qershor 2004, Bratisllava, kryeqyteti i njerit prej shtatë shteteve anëtare të reja të NATO-s, ka qenë nikoqir i seancës pranverore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kështu, më 31 maj, u mbajt takimi i Komisionit për Aspektin Civil të Sigurisë i AP të NATO-s. Përveç diskutimit lidhur me raportet e ndryshme për të cilat do të votohet në seancën vjetore në nëntor, Komisioni njëherësh u përqendrua edhe në situatën në Kosovë.
Dy anëtarë të Kuvendit të Kosovës, Alush Gashi (LDK) dhe Oliver Ivanoviq (KK), u ftuan nga znj. Alisë Mahon (MB, Kryesuese e Komisionit), që ta mbajnë nga një fjalim si mysafirë në mbledhjen e Komisionit.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës i paraqitën pikëpamjet e tyre jo vetëm për ngjarjet e marsit, por edhe për atë se çfarë duhet të bëhet që të menaxhohen pasojat në mënyrë të duhur, ashtu që ngjarjet e këtilla të parandalohen në të ardhmen. Fjalimi i Oliver Ivanoviqit mbante titullin 17 marsi, ndërsa Alush Gashi e quajti kontributin e tij Liria e bazuar në përgjegjësi.
Ndonëse, dy anëtarët e Kuvendit të Kosovës shfaqën para parlamentarëve të NATO-s qëndrime të ndryshme, ata megjithatë ranë dakord se lipset një qasje e re për ndërtimin e të ardhmes së re në Kosovë, në të cilën do të garantohet liria e të gjithë qytetarëve.
Duke e vlerësuar lartë interesimin e parlamentarëve të NATO-s për t™u marrë me çështjen e Kosovës dhe për t™i dëgjuar përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, Oliver Ivanoviq dhe Alush Gashi së bashku vendosën ta ftojnë Komisionin për Aspektin Civil të Sigurisë të AP të NATO-s për të bërë një vizitë Kosovës. Sipas kryesuesit të Komisionit dhe drejtorit, kjo ftesë do të merret parasysh me rastin e përgatitjes së planit të aktiviteteve për vitin e ardhshëm.
Vlen të vihet në dukje se Alush Gashi dhe Oliver Ivanoviq ranë dakord se është me rëndësi që Kuvendi i Kosovës të përfshihet në aktivitetet e ardhshme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Së këndejmi, dy anëtarëve të Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, që e ka ndihmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje, u është premtuar se, përderisa të zgjidhet statusi final i Kosovës, AP e NATO-s do t™i ftojë anëtarët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në ngjarjet e AP të NATO-s kurdo që Kosova të jetë në agjendën e tyre."