Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendëskomisionerin e SHPK-së, Sheremet Ahmeti

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot zëvendëskomesionerin e Shërbimit Policor të Kosovës, gjeneralnënklonel, Sheremet Ahmeti, me të cilin bisedoi për zhvillimin e SHPK-së dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Kryeparlamentari Krasniqi, duke përvijuar hapat që do të marrin institucionet e vendit për statusin e Kosovës, e ka porositur zvëndëskomisionerin e policisë që efektivat e SHPK-së të jenë në gjendje të gatishmërisë së përhershme dhe ta kenë nën kontroll sigurinë në vend.

Gjenarlalnnkolonel, Ahmeti e ka njoftuar kreun e Kuvendit se nuk ka ndonjë indikacion për përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Kosovë, ndërkaq, është shprehur optimist se punonjësit e Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë shumë vigjilentë dhe të mobilizuar për ta kontrolluar gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe pamundësuar aktivitete që e destabilizojnë vendin.