Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi priti udhëheqjen e Kolegjit Turk të Prishtinës

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, priti sot në një takim udhëheqjen e Kolegjit Turk të Prishtinës, të kryesuar nga Turgaj Shen, drejtor i përgjithshëm.

Udhëheqja e Kolegjit e përgëzoi kryeparlamentarin për zgjedhjen në postin e ri. Me këtë rast udhëheqja e Kolegjit njoftoi kryeparlamentarin edhe për angazhimet e tyre në avancimin e mëtejmë të procesit edukativo-arsimor në këtë kolegj, ku nxënësit aftësohen në avancimin e dijes në gjuhën angleze, shqipe dhe turke.