Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

18.03.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Humbur dhe Peticione, të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit z. Ismet Beqiri, ka mbajtur, sot, mbledhjen e rregullt në të cilin,përkatësisht një takim pune me përfaqësuesin e Komisionit ndërkombëtarë për të pagjeturit , z. Luigi Ndou.

Në mbledhjen e përmendur , duke folur për punën e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Humbur (ICMP) në territorin e Kosovës, z. Ndouom ka theksuar se, ky komision, menjëherë pas konfliktit në Kosovë, do të thotë që nga viti 1999, ka filluar të grumbullojë, nga anëtarët më të afërm të familjarëve, kampionet e gjakut nga ata që janë paraqitur si persona të humbur dhe se, deri me sot, janë grumbulluar, gjithsejtë, 14.200 kampione të gjakut. Në territorin e Kosovës, deri më sot, si persona të humbur janë paraqitur gjithsejtë 1.975 persona edhe pse, deri me sot, përmes ADN-së, janë identifikuar viktima të shumta, prapëseprapë, në Morgun e Prishtinës, gjenden gjithsejtë 450 trupa të vdekur, të cilët akoma nuk janë të identifikuar. Z. Ndouom, në vazhdim, ka theksuar se kampionet e gjakut,nga pjesëtarët e familjes më të ngushtë, merren vetëm njëherë por, vetëm në situata të jashtëzakonshme, një gjë e tillë mund të përsëritet edhe vetëm njëherë. Ky Komision, deri me tani, me 3.100 raportet e tij ka konfirmuar përputhshmërinë e kampioneve të gjakut me ADN-në e 2.100 personave të humbur, por prapëseprapë, në këtë Komision ka edhe afro 1.500 kampione të gjakut të cilat nuk përputhen me ADN-në e personave të humbur.

Në vazhdim të mbledhjes , anëtarët e komisionit të lartpërmendur, kanë marrë vendimin që, në afatin sa më të shkurtër kohor, anëtarët e Komisionit të vizitojnë disa shoqata për persona të pagjetur, si dhe, në periudhën më të afërt kohore, të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qeveritarë për Personat e Humbur.