Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi ka pritur shefin e deritashëm të Zyrës belge në Kosovë, Peeters

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës belge në Kosovë z. Wim Peeters.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi z. Peeters për angazhimin e tij dhe të shtetit belg në mbështetjen që i kanë ofruar shtetit të Kosovës. Njëherësh ai çmoi lart edhe marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve të dy vendeve. Krasniqi uroi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të thellohet dhe më.

Kreu i legjislativit të vendit, ndërkaq e ka garantuar diplomatin belg se do ta vazhdojë bashkëpunimin edhe me pasardhësin e z Peeters.

Shefi i deritashëm i Zyrës belge në Kosovë, Wim Peeters Peeters, falënderoi për pritjen e ngrohtë qe i është bërë nga kryeparlamentari Krasniqi dhe Parlamenti i Kosovës. Ai çmoi lart ngrohtësinë që i është ofruar edhe nga qytetaret e Kosovës. Z. Peeters, theksoi se pavarësisht angazhimeve të tija në misione të tjera, ai nuk do te braktisë tërësisht Kosovën, duke lenë të nënkuptohet se angazhimi i tij për shtetin e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.