Kuvendi i Republikës së Kosovës

Grupi i Grave Deputete organizoi ceremoni me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për gratë më të suksesshme të vitit 2009

18.03.2015
Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, mbështetur nga OSBE-ja dhe dhe NDI-ja , organizoi sot një ceremoni në ambientet e Kuvendit , në shenjë mirënjohjeje për gratë që dhanë kontribute të veçanta në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare. Në këtë solemnitet, të cilin e kryesoi Flora Brovina, kryetare e bordit, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës ,dr. Jakup Krasniqi.

Duke hapur këtë ceremoni të ndarjes së mirënjohjeve për gratë më të suksesshme të vitit 2009,Flora Brovina theksoi se Grupi Joformal i Grave Deputete përbëhet nga 37 deputete të të gjitha nacionaliteteve. Ky grup ka arritur të ndërtojë dialogun ndërpartiak e ndërnacional, me qëllim të realizimit të fuqizimit të gruas në politikë dhe vendimmarrje. Në vijim ajo foli për kontributin e këtij grupi në monitorimin dhe amendamentimin e ligjeve., si:Ligji për barazi gjinore,Ligjin e trashëgimisë , Ligjin e punës, Ligjin për mbrojtje në punë, Ligjin për dhunën në familje etj.

Ideja për t™ u tubuar sot, tha Flora Brovina , ishte ndarja e mirënjohjeve për gra të dalluara gjatë vitit , që lindi në terren, atje ku shihen konkretisht kontributet e grave. Lista e grave që merituan mirënjohje ishte shumë e gjatë, por asnjëra prej tyre nuk u harrua. Listën e grave dhe institucioneve që morën këto mirënjohje e bëri Bordi i Grave Deputete, ndërsa kjo nismë për ndarjen e mirënjohjeve do të jetë tradicionale. Flora Brovina tha se disa propozime do t™ i dërgohen edhe presidentit të Kosovës, në mënyrë që në listën e të dekoruarave nga presidenti, që u fillua me Yllin grua-Xhevë Krasniqi “ Lladrovcin, të jenë edhe gra të tjera.

Këtë ceremoni e përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili njëherësh falënderoi Grupin e Grave Deputete për ndërmarrjen e kësaj nisme për të vlerësuar punën e grave më të suksesshme. Realiteti i krijuar në Kosovë, theksoi Jakup Krasniqi, është fryt edhe i kontributit të gruas gjatë gjithë historisë, gjatë kohës së luftës, si dhe ndërtimit të demokracisë. Në kuadër të ndarjes së mirënjohjeve kryeparlamentari Krasniqi u dhuroi mirënjohjet artistes së madhe të skenës shqiptare, Leze Qena dhe Igballle Rugovës (Rrjeti i grupit të grave të Kosovës). Mirënjohjet tjera grave dhe institucioneve më të suksesshme u dhuruan nga ana e kryetares Brovina dhe anëtarëve të tjera të Bordit të deputeteve.

Mirënjohje dhe falënderime për vitin 2009 iu takuan gjithsej 16 grave dhe institucioneve të ndryshme të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare, përkatësisht edhe Majlinda Kelmendit,bartëse e çmimit botëror për mundje,Afërdita Saraçinit, drejtoreshë e RTV 21, Linda Shalës, afariste,OJQ-ve Medika Kosova, Norma, Jeta, Dera e hapur, Të vejave të Krushës, Jeta “Vita, si dhe Milka Koliqit dhe Myzefa Terziqit. Ndërsa, falënderime iu takuan OSBE-së dhe NDI-së.