Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

18.03.2015
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit për këtë vit, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare. Kryesia ka vendosur që seancën fundit të këtij sesioni (e martë, më 29 dhjetor) t™ia kushtojë shqyrtimit të dytë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe miratimit të tij bashkë me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen (për herë të dytë) edhe një sërë projektligjesh të tjera që ndërlidhen me Projektligjin për Buxhetin, siç janë: Projektligji për tatimin në vlerën e shtuar, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale, Projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe Projektligji për borxhet publike. Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe Projektligji kundër korrupsionit.

Kryesia në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar edhe kërkesën e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri për vazhdimin e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka vendosur që t™i rekomandojë seancës që ta miratojë këtë kërkesë.