Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

18.03.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, u shqyrtua Propozim-plani i punës së Komisionit për vitin 2010.

Anëtarët e Komisionit gjatë këtij takimi kanë dhënë vërejtje, rekomandime dhe plotësime rreth Propozim-planit të punës së Komisionit, për punët dhe angazhimet që e presin këtë Komision gjatë këtij viti. Po ashtu, u debatua edhe rreth detyrave dhe kompetencave të këtij komisioni.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të shqyrtojë edhe aspekte të tjera, të cilat nuk janë të përfshira në programin e punës të këtij viti, me ç˜rast ky plan do të plotësohet me çështje të ndryshme, varësisht nga aktualiteti, u bë e ditur gjatë këtij takimi.