Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

18.03.2015
Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Zylfije Hundozi, kryetare e komisinit, gjatë mbledhjes së sotme ka shqyrtuar tri projektligje: Projektligjin për Mërgatën e Kosovës, Projektligjin për Hetimin parlamentar dhe Projektligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale, me amendamentet e komisioneve funksionale, në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

U vlerësua se këto projektligje janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, ndaj mund të procedohen në Kuvend.