Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

18.03.2015
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Gani Koci, kryetar, shqyrtoi sot Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, me raportin e komisionit funksional, i cili pritet të marrë formën finale në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Anëtarët e Komisionit shqyrtuan shkresën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm rreth akomodimit të saj, dhe vlerësuan se ajo nuk lidhet me përgjegjësitë e Komisionit, ndërsa i rekomanduan Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Administratës Publike dhe Zyrës së Auditorit Gjeneral, që të gjejnë një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni përkrahu kërkesën e Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina, për lartësinë e Taksës Vjetore të Licensimit për vitin 2010.

Komisoni mori qëndrim për inicimin e amendamentimit të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në pjesën e kohës së hyrjes së tij në fuqi.

Në fund, u miratua Plani i punës i Komisionit për vitin 2010.