Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Komunës së Kastriotit, Ismet Hashani

18.03.2015

Çështja e të zhvendosurve nga fshati Hade i Komunës së Kastriotit, problemet e shkaktuara me rastin e ndërrimit të vendbanimit dhe gjetja e mundësive për kompensim të shpejtë të pasurive të tyre, ishte tema e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me kryetarin e Komunës së Kastriotit, Ismet Hashani.

Zotëri Hashani e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci për zhvillimet e javës së fundit në fshatin Hade. Ai ka pohuar se shumica e banorëve të këtij fshati janë sistemuar, por se tri-katër familje që janë në tenda, pa kushte për jetën. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera të vendit të gjenden mundësitë për zgjidhjen e problemeve të të zhvendosurve nga Hadja dhe të kompensohet me kohë pasuria e tyre.

Kryeparlamentari Daci është shprehur se shteti duhet të funksionojë në të gjithë segmentet e tij, që nënkupton edhe realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Ai është shprehur prerë se Qeveria e Kosovës duhet menjëherë t™i kompensojë të gjitha pasuritë e banorëve të Hadës, të cilët me kohë e kanë plotësuar dokumentacionin për pasurinë e tyre të paluajtshme.