Kuvendi i Republikës së Kosovës

Holkeri do tu drejtohet deputetëve

18.03.2015
Kryesia e Kvendit të Kosovës, e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, në mbledhjen e së cilës merrnin pjesë edhe shefat e grupve parlamentare, miratoi rendin e ditës për seancën plenare të së premtes, më 9 prill.
Në mbledhje është bërë e ditur se PSSP i OKB-së në Kosovë, Harri Hollkeri, e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci se do të marrë pjesë në këtë seancë dhe do tu drejtohet deputetëve me një fjalë për gjendjen në Kosovë.
Anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare e kanë trajtuar edhe çështjen nëse deputetët në po këtë seancë duhet të dalin me qëndrimet për shkaqet e protestave të 17 e 18 marsit dhe për mënyrën e evitimit të pasojave. U tha se vlerësimet gjithsesi duhet të jenë konform qëndrimeve të sencës së shkuar plenare.
Kryesia ka vendosur që të krijohet një komisioni parlamentarAd-hoc për vlerësimin e ngarjeve të marsit. Komisioni do të jetë anketues dhe afati i përfundimit të punës së tij do të jetë një muaj.