Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për tregti dhe industri i Kuvendit të Kosovës organizoi dëgjim publik për projektligjin për ndërmarrjet

18.03.2015
Komisioni për tregti dhe industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Bajrush Xhemajli, organizoi sot dëgjimin publik për Projektligjin për ndërmarrjet, i cili tashmë ka kaluar shqyrtimin e parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës. Duke paraqitur fjalën hyrëse, Bajrush Xhemajli theksoi se ky projektligj ka shumë mangësi, madje aq shumë sa në fillim është menduar t™ i kthehet sponzoruesit. Shumë nga dispozitat e këtij projektligji pengojnë privatizimin, sidomos tërheqjen e investimeve nga bota dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ndërkaq, do të ishte i mirëseardhur një ligj për ndërmarrjet , i cili do të mobilizonte kapitalin privat, si dhe lehtësimin e depërtimit të kapitalit nga bota.Bie në sy, theksoi në vijim Bajrush Xhemajli, se në projekligj ka edhe dispozita që janë hartuar sipas standardeve të Unionit Evropian , madje disa sish nuk janë të obligueshme as për anëtarët e këtij Unioni , megjithë faktin se Kosova nuk është anëtare e UE-se. Në dritën e këtyre fakteve, duke pasur parasysh se Kosova ka një ekonomi të dobët, këto dispozita do të frenonin zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në debatin e gjerë që pasoi u dëgjuan mendime e propozime të vlefshme që do të kontribuojnë në pasurimin e përmbajtjes së këtij projketligji.