Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci vizitoi kolegjin turk Mehmet Akif

18.03.2015
Prishtinë, më 23 prill: Në përvjetorin e themelimit të Parlamentit të Turqisë ( nga Mustafa Kemal- Ataturku, më 23 prill, 1920), kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka vizituar sot kolegjin turk Mehmet Akif dhe Shkollën fillore Internacionale që vepron pranë këtij kolegji, ndërsa për filloristët e kësaj shkolle, pikërisht në ditën e fëmijëve të Turqisë, ka prerë tortën festive.
Profesor Daci ka vlerësuar lart punën edukativo-arsimore që bëhet në këtë kolegj, kurse ngritjen e këtij institucioni e ka quajtur shembull të mirë të bashkëpunimit në sferën e arsimit. Ai ka inkuarajuar investime të tjera në arsimin e Kosovës dhe një konkurrencë sa më të fortë ndërmjet progrmameve dhe metodave të reja të mësimdhënies.
Drejtori i përgjithshëm i kolegjit, Fahri Ertemk, e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci për sukseset e kolegjit, në të cilin mësojnë 180 nxënës, 80 të tjerë në parapërgatitje për regjistrim në vitin e parë dhe 150 në shkollën fillore. Sivjet diplomon brezi i dytë në këtë kolegj, kandidatët e të cilit kanë gjetur mundësi regjistrimi në shumë universitete të njohura të botës, është shprehur Ertem.
Kryeparlamentari Daci ka shprehur kënaqësinë që në një shkollë të tillë fillore takon fëmijë nga vende të ndyshme të botës, si shembull më i mirë i tolerancës dhe të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve.