Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe përkrahu nismën legjislative nga përbërja e kaluar e Kuvendit, të Ligjit për miniera dhe minerale.

Në këtë mbledhje, Komisioni formoi edhe grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për standardizim.