Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetja Mjaku-Topalli merr detyrën në krye të Grupit të Grave Deputete

18.03.2015

Ish-kryesuesja e Grupit të Grave Deputete, deputetja Blerta Deliu - Kodra, sot i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryesueses së sapozgjedhur, deputetes Mexhide Mjaku - Topalli.

Deputetja Deliu-Kodra e njoftoi kryesuesen e re të GGD-së për punën e bërë gjatë legjislaturës së kaluar dhe i ofroi asaj bashkëpunim në të ardhmen.

Kryesuesja e GGD-së, Mexhide Mjaku-Topalli, e falenderoi deputeten Deliu-Kodra për punën e bërë sa ishte në krye të GGD-së, ndërsa konfirmoi angazhimin e përbashkët për avancimin e pozitës dhe rolit të gruas.