Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.03.2015

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, diskutoi lidhur me gjendjen e krijuar pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit.

Kryesia vendosi që, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe dëmtimit të pronës së Kuvendit, të shqiptojë masën disiplinore të largimit nga seanca e sotme për pesë deputetë të GP të Vetëvendosjes: Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku, Sali Zyba dhe Liburn Aliu.

Po ashtu, Kryesia vendosi që të ushtrohet kontroll fizik i sallës së mbledhjeve plenare dhe i deputetëve të GP të Vetëvendosjes.