Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

18.03.2015

Deputetët e Kuvendit janë mbledhur sot sërish për të votuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Disa herë radhazi deputetët nuk arritën të votojnë, për shkak të pamundësisë së qëndrimit në sallë, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e disa deputetëve nga GP i Vetëvendosjes.

Së fundi, Kuvendi, me 80 vota për dhe 11 kundër, miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, me një amendament të propozuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.