Kuvendi i Republikës së Kosovës

U mbajt tryeza Përdorimi i substancave narkotike nga fëmijët në Kosovë

18.03.2015

Në këtë tryezë u bënë publike të dhënat e përdorimit të përdorimit të substancave narkotike, ndërsa u vlerësua se përdorimi i këtyre nga të rinjtë është shndërruar në kërcënim serioz, prandaj edhe institucionet duhet të intensifikojnë veprimet në luftimin e kësaj dukuria, sidomos në ngritjen e vetëdijes.

Arbesa Neziri nga Grupi Punues i Akademisë së Grave për Lidership 2018, tha se numri i përdorueseve të substancave narkotike është i madh dhe në rritje. Ajo tha se tha se në Kosovë janë duke hyrë droga të reja në treg të cilat përdoren nga të rinjtë dhe nuk janë të vetëdijshëm se çka janë duke konsumuar.

Neziri tha se vetëm në muajt e parë të 2018, 906 persona janë arrestuar si të dyshuar për përdorimin narkotike dhe janë kapur rreth 500 kilogramë të substancave narkotike.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se problemi më i madh në Kosovë është mungesa e qendrës rehabilituese për personat të cilët janë të prekur nga ky fenomen. Ai tha se qendrat për punë sociale nuk kanë kapacitete dhe me këtë kapacitet që kanë nuk mund të përballen me këtë problem.

Minavere Behluli nga MAShT tha janë të vetëdijshëm që ka numër të vogël të psikologëve, por sipas saj, psikologu nuk munde të bëj parandalimin e këtij fenomeni.
"I kemi trajnuar një numër të madh të mësueseve që mund të identifikojnë nxënësit nëse janë përdorues të këtyre substancave", tha ajo.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu tha se më së shumti të rinjtë në shkolla fillore dhe të mesme janë të rrezikuar nga përdorimi i drogës dhe nga pasojat që përcjell përdorimi i këtyre substancave.

"Të dhënat nga raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e Avokatit të Popullit, tregojnë se abuzimi me substanca narkotike është në rritje dhe po ashtu numri me i madh është tek mosha e re", tha Baftiu.

Shqetësimet e tyre lidhur me këtë fenomen i ngritën edhe anëtare të tjera të komisionit, Time Kadriaj, Fatmire Kollçaku dhe të pranishëm të tjerë, të cilët theksuan nevojën e një sensibilizimi më të madh të të rinjve lidhur me pasojat që bart përdorimi i substancave narkotike.