Kuvendi i Republikës së Kosovës

Enver Haliti

PARTIA:Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

GRUPI PARLAMENTAR: Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

KOMISIONET: Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Përkatësia etnike: Shqiptar;

Ditëlindja: 20.01.1977;

Vendlindja: Ferizaj;

Statusi civil: I martuar;

Arsimimi: I lartë;

Gjuhë tjetër përveç amtares: Frënge, Angleze;

Aktivitete dhe funksione paraprake apo të tanishme: Deputet i Legj. VII-të., zv.Kryetar i Komisionit për Mb. Financave Publike;

PYETJET DREJTUAR DEPUTETIT

4/12/2021 1:23:31 PM Pyet: Arben

Përshëndetje, i nderuari-a Deutet-e Kam një pyetje a do të mundeni të kontribuoni në: PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04/L-061 https://www.kuvendikosoves.org/shq/projektligjet/projektligji/?draftlaw=238 JU LUTMI QË TË NA NDIHMONI !!! Në legjislaturat e kaluara projektligji në fjalë është procedua disa herë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ka mbet në fazën e shqyrtimit. Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, për tu shqyrtuar në legjislaturën e tanishme të Kuvendit duhet të procedohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Çka do te thotë se duhet te filloj nga e para...!!! PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.04-L-061 për Shitjen e Banesave për të cilat Ekziston e Drejta Banesore. Shkaku i ndërrimeve ne qeveri ky projekt ligj vonon tash e 6 vite në dy qeverisje është votuar në mbledhjet e qeverive të kaluara por shkaku i kohës së shkurte nuk ka dal kurrë në kuvend që të votohet. Ky ligj është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk është as i një partie Politike, e as i një nacionaliteti apo pakice tjetër. Këta hallexhinj që tash e më shumë se katër vite që presin këtë ligj, mund të jenë Shqiptarë, Serb, Rom, Goran, Ashkali apo cili do tjetër komunitet, të LDK-së, PDK-së, AAK-së, VV-së apo cilës do tjetër parti. Vetëm se po ju informoj se mungesa e këtij projekt ligji për kaq kohë të gjatë ka filluar edhe të shkaktoj probleme në familje dhe shitë-blerje të pronave. Ka më se 200 njësi banesore që presin. Po po ka së paku qe gjashtë vite. (informate nga AKP-ja). Shpresojmë se do të bëni më të mirën që mundeni. Ju lutemi dhe ju falënderojmë Punë të mbarë! Të gjitha këto dokumente mund ti gjeni në, https://www.kuvendikosoves.org/shq/projektligjet/projektligji/?draftlaw=238 09.12.2020 Propozuesi: Qeveria Projektligji i pranuar (001) 14.12.2020 Shpërndarja e projektligjit Projektligji (002) Memorandumi shpjegues (003) Deklarata për vlerësimin e ndikimit financiar (004) Deklarata për përafrimin dhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së (005) Opinioni ligjor (006)

6/30/2021 10:54:39 AM

Pershendetje i nderuar, Ju falenderoj për pyetjen. Dëshiroj të ju njoftoj se projektligji është dorëzuar tek deputetet dhe shumë shpejtë do të jetë në seancë plenare për votim. Ju përshëndes! Enver Haliti - Deputet

PYETJET DREJTUAR DEPUTETIT

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e Kuvendit para se të ju drejtohen deputetëve. Kuvendi mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyetja juaj u dergua.

Faleminderit