Kuvendi i Republikës së Kosovës

U mbajt Konferenca Kombëtare e Klubit Joformal të Grave Parlamentare të Kosovës

18.03.2015
Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u mbajt Konferenca Kombëtare e Klubit Joformal të Grave Parlamentare të Kosovës, kryesuar nga Samije Zeqiraj dhe Flora Brovina, bashkë kryesuese të kësaj organizate. Punimet e kësaj Konference i përshëndetën përfaqësuesit e zyrave të NDI-së, të Francës, të Zvicrës, të UNMIK-ut, si dhe Qeverisë së Kosovës . Duke iu uruar punë të mbarë përfaqësuesit ndërkombëtar premtuan ndihmë të pakursyer në mbarëvajtjen e veprimtarive së Klubit Joformal të Grave Parlamentare të Kosovës. Përfaqësuesi i NDI-së në këtë rast bashkë kryesueseve u dhuroj një libër të zonjës Ollbrajt dhe një fotografi ku shihen anëtaret e këtij subjekti të grave parlamentare me ish-sekretaren e SHBA-së. Të gjithë pjesëmarrëset ishin të mendimit se ky subjekt do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e pozitës së femrave në jetën shoqërore, politike e ekonomike. Pas përfundimit të pjesës solemne Konferenca vazhdoi punën në grupe punese sipas temave përkatëse. Në grupe u shqyrtuan temat sociale, ato arsimore e edukuese, si dhe shëndetësore.