Kuvendi i Republikës së Kosovës

Forumi për transparencë parlamentare takoi deputeten holandeze, Stieneke van der Graaf

15.09.2019

Forumi për transparencë parlamentare ka pritur sot në takim deputeten e parlamentit të Holandës, Stieneke van der Graaf, e cila po përcjell aktivitetet e Javës së Gruas në Kosovë. Kryesuesi i Forumit, deputeti Zenun Pajaziti e njoftoi deputeten holandeze me arritjet e Kuvendit të Kosovës në shumë segmente, në veçanti në fushën e transparencës dhe hapjes para publikut. Pajaziti e njohur znj. van der Graaf edhe me përbërjen e forumit, i cili mbledh përfaqësues politikë, zyrtarë nga stafi i administratës së Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Anëtari tjetër i forumit, deputeti Milaim Zeka ngriti disa çështje diskutimi që lidheshin me zhvillimet politike dhe jetën parlamentare, si dhe bashkëpunimin me shtetin holandez e përkrahjen që kanë dhënë për shtetndërtimin e Kosovës. Deputetja Stieneke van der Graaf, nga ana e saj, shprehu kënaqësinë që gjendet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, ndërsa shprehu interesimin për segmente të ndryshme të jetës parlamentare në Kosovë.