Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Zhdukur dhe Peticionet

22.10.2020

Anëtarët e Komisionit u takuan me përfaqësuesit e Kompanisë “Krveshi Partners”, si dhe më OJQ "Podizanje glasa"


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Zhdukur dhe Peticionet, të cilën e kryesoi Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt.

Përveç anëtarëve të Komisionit, në seancën e përmendur morën pjesë përfaqësues nga OSBE, kompania “Krveshi  Partners”, si dhe OJQ "Podizanje glasa".

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit u takuan me përfaqësuesit e Kompanisë “Kerveshi  Partners”, si dhe me OJQ-në "Podizanje glasa". Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit u informuan lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupet e punës.