Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian mbajti mbledhjen e radhës

30.11.2021

Komisioni për Integrim Evropian, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja Rrezarta Krasniqi, shqyrtoi në parim tri projektligje. 

Kështu, komisioni shqyrtoi Projektligjin nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, për të cilin foli Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Kosovës. 

Pas prezantimit të zëvendëskryeministrit Bislimi dhe diskutimeve të deputetëve, komisioni përkrahu projektligjin dhe e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend. 

Po ashtu komisioni shqyrtoi nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme dhe atë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendi, me amendamentet e komisioneve funksionale, duke i rekomanduar seancën miratimin e tyre. 

Në këtë mbledhje komisioni diskutoi edhe për aktivitetet e parapara për periudhën në vijim.