Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

06.12.2022

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizoi takim me Ambasadoren e Vullnetit të mirë në IHRC (Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut), Elvana Shala, me temë “Organizimi i Kongresit Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara”.

Ambasadorja e vullnetit të mirë, Elvana Shala, prezantoi para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale idetë për organizimin e Kongresit Ndërkombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar më 8 dhjetor 2022.  Po ashtu, ajo prezantoi edhe personat, të cilët do të marrin pjesë në panelet e këtij kongresi. 

Ajo theksoi se kjo është një ngjarje, e cila organizohet për herë të parë në Kosovë me përmasa të tilla, duke shtuar se do të jenë shumë të ftuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, deputetë dhe pjesëtarë organizatave civile që merrën me këtë fushë.

Deputetët e përkrahën ambasadoren Shala lidhur me organizimin dhe i ofruan mbështetje morale, sidomos ligjore, për të cilat ka më shumë nevojë kjo shtresë e shoqërisë