Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Konjufca nderoi të rënët e 9 prillit 1999 në Kaçanik 

09.04.2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, bëri sot homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë. 

Kryeparlamentari Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri. 

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e martirët!