Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarët Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla bënë nderime te shtatorja e Adem Jasharit

28.11.2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, sot, në Ditën e Flamurit dhe në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, bënë homazhe dhe vendosën lule te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Tiranë.

Në kuadër të shënimit të jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.