Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Tajlandës, Nipon Petchpornprapas

03.10.2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Tajlandës për Republikën e Kosovës, Nipon Petchpornprapas.

Kryetari Konjufca e uroi ambasadorin Petchpornprapas për marrjen e detyrës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e misioneve respektive diplomatike në shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërsa ambasadori Petchpornprapas e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.

Në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për rritjen e bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës.