Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

30.11.2021

Sot, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Ferat Shala, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës. 

Në këtë mbledhje, Armend Muja, ne cilësinë e kryesuesit të grupit punues shqyrtimin e Projektligjit për tregti me jashtë, para anëtarëve të komisionit prezantoi raportin me amendamente të këtij projektligji. Si të tillë, anëtarët e komisionit, i dhanë mbështetje njëzëri, me të gjitha ndryshimet që janë bërë brenda amendamenteve specifike.

Më pas, anëtarët e komisionit formuan dy grupe punuese për shqyrtimin e katër projektligjeve, me ç’rast kryesues në njërin prej tyre do të jetë deputeti Driton Hyseni, ndërsa në tjetrin deputeti Armend Muja.