Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

13.04.2021

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti mbledhjen konstituive, të udhëhequr nga Ardian Gola, kryetar.
 
Fillimisht, kryetari Gola prezantoi anëtarët e komisionit dhe shprehu gatishmërinë e tij për një bashkëpunim sa më konstruktiv, në mënyrë që të arrihen objektivat e komisionit.

Anëtarët e komisionit, po ashtu shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, si dhe adresuan sfidat në fushën e arsimit, duke filluar nga Akademia e Shkencës, universitetet, shkollat e mesme e deri te mësimi parafillor, rishikimi i ligjeve, statutet universitare etj.

Në fund të mbledhjes anëtarët e komisionit vleresuan rëndësinë dhe peshën që ka ky komision, duke u zotuar në përmbushjen e obligimeve që i presin gjatë procesit të punëve në vazhdim.