Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

13.04.2021

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nën udhëheqjen e Ferat Shalës, kryetar, mbajti sot mbledhjen konstituive për Legjislaturën VIII. 

Kryetari Shala hapi mbledhjen e komisionit, duke shprehur përkushtimin e tij për bashkëpunim dhe angazhim të pakursyer, gjithmonë në koordinim me anëtarët e komisionit, në funksion të realizimit të objektivave të vendosura të komisionit.  

Tutje, mbledhja vazhdoi me diskutime nga ana anëtarëve të komisionit, lidhur me aspekte të punës së komisionit.