Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

13.04.2021

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen konstituive. 
Në këtë mbledhje të  kryesuar nga Haki Abazi (VV), kryetar i Komisionit, u bë e ditur se nënkryetar do të jetë deputeti Xhavit Haliti (PDK), ndërkaq, nëntë anëtarë të tjerë do të përfaqësojnë grupet parlamentare. 
Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga fushëvepritaria e Komisionit, bazuar edhe në planin e punës, i cili pritet të miratohet në një nga mbledhjet e ardhshme.