Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga seanca e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim 

30.11.2022

Anëtarët e Komisionit nuk e kanë mbështetur për procedim të mëtejmë Projektligjin nr. 08/L-193 për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2023 nga fusha të cilën e mbulon Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës 

Në seancën e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e udhëhoqi zotëri Hydajet Hyseni, Zëvendës Kryetar i Parë i Komisionit, u shqyrtua vetëm një Projektligj, dhe atë Projektligji nr. 08/L-193 për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2023, nga fusha të cilën e mbulon Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. 

    Në vazhdim të seancës, anëtarët e Komisionit nuk e mbështetën procedimin e mëtejmë të Projektligjit nr. 08/L-193 për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2023, nga fusha të cilën e mbulon Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.