Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi miratoi Projektligjin e ndryshuar për ndarje buxhetore për vitin 2023

08.06.2023

Në një seancë të re plenare, me 84 vota për, Kuvendi miratoi me procedurë të përshpejtuar Projektligjin nr.08/L-235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarje buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-213.

Miratimi i këtij Projektligji erdhi me procedurë të përshpejtuar pas miratimit në lexim të parë në seancën që u mbajt gjatë ditës së enjte dhe po ashtu pas kaloi procedurat e shqyrtimit në komisionet përkatëse parlamentare.