Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

24.04.2024

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti dëgjimin e dytë publik  lidhur me Projektligjin nr. 08/L-277 për Sport, me përfaqësues të federatave sportive,  Komitetit Olimpik, Paralimpik etj.

Pjesëmarrësit paraqitën qëndrimet e tyre, duke dhënë kështu vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të cilat ishin të fokusuara në aspekte përmbajtësore dhe teknike në nene të caktuara. 

Pas diskutimeve, deputeti Gola, tha se të gjitha rekomandimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mund t’i dorëzojnë edhe me shkrim, të cilat do të merren në konsideratë dhe inkorporohen në ligj sipas rëndësisë përmbajtësore.