Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

23.04.2024

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Arjeta Fejza, nënkryetarja e parë. 

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të këtij komisioni, morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të kryesuar nga kryetari Andin Hoti, kryetar i Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, Ahmet Grajçevci, si dhe përfaqësuesi i OKB-së.

Anëtarët e këtij komisioni me të ftuarit e lartpërmendur diskutuan për çështjen e Projektligjit të ri për Personat e Pagjetur, si dhe për sfidat dhe aktivitetet e Komisionit Qeveritar lidhur me çështjen e personave të pagjetur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, tha se gjatë vitit 2023 ky komision ka pasur një numër relativisht të madh të aktiviteteve në zbatimin e planit dhe programit për vitin paraprak, kështu që deri në fund të vitit 2023 në territorin e Kosovës janë gërmuar gjithsej 15 lokacione, të cilat supozohet se fshehin eshtrat e personave të zhdukur, se u gjetën 20 eshtra të personave që ishin në listën e personave të zhdukur dhe se gjithsej 9 persona u rivarrosën pas vdekjes. 

Tutje, Hoti përmendi se gjatë vitit 2024 ky komision ka gërmuar gjithsej 4 lokacione në territorin e Kosovës, në të cilat supozohet se fshehin eshtrat e personave të zhdukur dhe se deri në fund të këtij viti do të gërmohen gjithsej 10 lokacione për të verifikuar nëse ka eshtra të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. 

Ai po ashtu, tha se lidhur me këtë temë, Qeveria e Serbisë nuk ka shfaqur dëshirë për bashkëpunim, gjegjësisht ende nuk është formuar një komision i përbashkët për t’i dhënë fund gërmimeve të mbetura në territorin e Serbisë.

Në fund të fjalës së tij, Hoti theksoi se do të ishte mirë të kalonte Ligji i ri për personat e pagjetur sa më shpejt që të jetë e mundur, i cili rregullon disa çështje thelbësore të cilat nuk ishin të përcaktuara mirë në ligjin e vjetër për familjet e personave të zhdukur.

Në vazhdim të mbledhjes, fjalën e mori kryetari i Këshillit Koordinues të Familjeve të Personave të Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, Ahmet Grajqevci, i cili vuri në dukje se është e nevojshme të përcaktohet qartë statuti i anëtarëve të familjes së personave të zhdukur në ligjin e ri, si për shembull, përveç pensionit të pleqërisë dhe ndihmës sociale, marrja e burimeve shtesë financiare, punësimi dhe arsimimi i familjes së mbijetuar etj.  

Po ashtu, ai tha se është koha që Qeveria e Kosovës të përfshihet pak më shumë në këtë çështje dhe se në të njëjtën kohë Dhoma e Prokurorisë për Krime Lufte t’i trajtojë me përgjegjësi më të madhe kriminelët që kanë kryer krime lufte në territorin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në vazhdim të mbledhjes, të ftuarit e lartpërmendur u përgjigjen në pyetjet e anëtarëve të komisionit parlamentar.