Mbi 100 qytetarë të Kamenicës ishin pjesë e debatit të hapur me deputetë të Kuvendit në këtë komunë, të organizuar nga Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit 2018", vazhdon turin e takimeve të deputetëve me qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.
Qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur sot thirrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të vizituar ambientet e institucionit legjislativ të vendit dhe për t'u bashkangjitur në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Mërgimtarë, të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nën moton "Bashkatdhetarët në Kuvend", ka hapur dyert për ta.
Një delegacion i Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i këtij forumi, po merr pjesë në punimet e Samitit global për Hapje dhe Transparencë, nikoqire e të cilit është Gjeorgjia.