Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

05.05.2021

Sot, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryesuar nga Armend Muja, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës duke proceduar me pikat e parapara për rend dite.

Në këtë mbledhje, komisioni formoi dy grupe punuese me përbërje dhe mandat kohor të caktuar: grupin punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së si dhe grupin punues për hartimin e planit vjetor të punës së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Këto grupe punuese, në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi për çështjet përkatëse dhe duke shfrytëzuar lirinë e konsultimit me të gjitha palët e tjera të interesit, draftin final të punës së tyre do ta shpalosin në po këtë komision, jo më vonë se 30 ditë.